Qeveria e kaluar është fajtori më i madh pse jemi tani në këtë situatë, ka qenë i drejtpërdrejtë kryeministri Mickoski në takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së Kaja Kallas.

Kaja Kalas nuk kishte një plan “B” për Maqedoninë, sepse ajo ende besonte në planin “A

Nëse vëmë fajtorin kryesor, atëherë është e qartë: kryeministri i atëhershëm, ministri i Integrimeve Evropiane dhe Ministri i Jashtëm. Janë ata që e sollën situatën në atë që është sot. Përndryshe, po, ne jemi të gatshëm të flasim në nivel të bisedimeve dypalëshe, të marrëdhënieve të partneritetit në Aleancën e NATO-s. Kushdo që dëshiron të ndihmojë, ne jemi të gatshëm të flasim dhe të pranojmë ndërmjetësimin. Ne duam një zgjidhje, por një zgjidhje që do të jetë dinjitoze dhe afatgjatë. Jemi të lodhur nga bllokada të vazhdueshme që kanë të bëjnë me çështje dypalëshe. Jepni një zgjidhje që do të jetë unike, e vazhdueshme. Na lini në shtëpi të bëjmë detyrat dhe pastaj le të gjykojnë, sqaroi kryeministri.