Kryeministri, Hristijan Mickoski së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Timço Mucunski, ministrin e Mbrojtjes Vllado Misajlovski, ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Në Konferencën e 61-të të Mynihut, që zhvillohet nga 14 deri më 16 shkurt, do të mundësohet një dialog i nivelit të lartë mbi sfidat kryesore të jashtme dhe të sigurisë që janë çështje aktuale për liderët politikë.

Në konferencë do të marrin pjesë presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, nënpresidenti amerikan Xhej Di Vans dhe sekretari i shtetit Marko Rubio.

Siç paralajmëruan sot nga pres shërbimi i qeverisë, gjatë konferencës, kryeministri Mickoski pritet të takohet me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta, me kryesuesin e Konferencës së Mynihut, ambasadorin Kristof Hojgens, me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, si dhe me liderë të tjerë politikë.