Banka Kombëtare do të shpallë nesër shifrën e investimeve në vitin 2024, me një realizim të jashtëzakonshëm, të madh, historik që nga maji e në vazhdim. Ne do të jemi vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në rajon, tha pasdite kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetjeje parlamentare.
Për këtë vit, theksoi ai, kemi jo më pak se 15 investime, por numri është në rritje.
Do të jeni dëshmitarë të njoftimit për hapje dhe fillimin e prodhimit të disa prej investimeve të huaja direkte. Por të mos i nënvlerësojmë investimet e brendshme që do të fillojnë edhe me kredinë hungareze, theksoi Mickoski.
Lidhur me kompaninë turke “Kazanxhi Holding”, kryeministri informoi se kjo kompani nuk është e vetmja e interesuar për të hyrë në Maqedoni për ndërtimin e termocentraleve të kogjenerimit, por ka, siç tha ai, edhe disa të tjera.
“Kazanxhi Holding” është vetëm një nga disa kompani që shprehën dëshirën për të investuar. Këto investime që ne po negociojmë bazohen ekskluzivisht në kushtet e tregut: energjia elektrike që do të prodhohet do të shitet në treg të lirë, çmimi i energjisë termike do të rregullohet me vendim të Komisionit Rregullativ dhe burimi është përgjegjësi e investitorit. Kjo qeveri nuk do të thotë se kush duhet ta ndërtojë, pse, cila është arsyeja, kush do ta ndërtojë linjan e energjisë elektrike dhe kjo është ajo që na dallon nga paraardhësit tanë, theksoi Mickoski.
Comments are closed for this post.