Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, para mbledhjes së Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive, që do të mbahet nesër, tha se anëtarët duhet të udhëhiqen sipas betimit që e kanë dhënë si mjek, dhe jo nga, siç tha ai, dëshirat e Zoran Zaevit dhe Radmilla Sheqerinskës.

“Unë jam i sigurt, se nëse Filipçe dhe të tjerët veprojnë si mjek dhe persona që kujdesen për shëndetin e qytetarëve, s’kam mëdyshje se qëndrimi i tyre do të jetë ndryshe prej dëshirave të Zoran Zaevi, Radmila Sheqerinska dhe kjo kryesi e LSDM-së”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai i bëri thirrje ministrit të Shëndetësisë, Venko Filpçe, që të mos favorizojë dëshirat e krerëve të LSDM-së, Zaev dhe Sheqerinska për zgjedhje të shpejta kuvendare, për shkak se, siç tha ai, ende ka vende ku ka infektime të mëdha në një vend.

Mickoski tha se ka marrë informacione se Velesi është qyteti ku gjendja është kritike.