VMRO-DPPMNE lidhur me datën e zgjedhjeve parlamentare tani për tani mbetet në qëndrimin e njëjtë, si dhe siç thonë, për ta më me rëndësi është shëndeti i qytetarëve, por lideri i parisë Hristian Mickoski sot në konferencë për shtyp tha se do t’i presin qëndrimet nga takimi i liderëve të martën te presidenti Stevo Pendarovski dhe do të dalin me koment.

“Të shohim si do të jenë vlerësimet e Këshillit të Sigurisë, si do të jetë qëndrimi i presidentit Pendarovski dhe pastaj mund të dalim me koment në takimin e liderëve i cili do të jetë të martën”, tha Misckoski.

Kur edhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, VMRO-DPMNE-ja do të fitojë, potencoi ai, duke përsëritur se për momentin zgjedhjet nuk janë në tre prioritetet e para të partisë. Më me rëndësi është, tha ai, shëndeti i qytetarëve.

Duke i komentuar paralajmërimet e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe se nesër, mes tjerash, Komisioni do të debatojë për atë nëse ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Mickoski u bëri apel personave që janë pjesë e këtij Komisioni, ndërsa të cilët janë profesorë dhe mjekë dhe kanë dhënë betim, gjatë marrjes së vendimeve prioritet të parë duhet ta kenë shëndetin e qytetarëve, e dëshirat e Zaevit dhe të LSDM-së.

Прес конференција

Прес конференција 07.05.2020

Gepostet von Hristijan Mickoski am Donnerstag, 7. Mai 2020