Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka folur lidhur me koalicionin e mundshëm LSDM-BDI të ashtuquajturën Fronti Evropian, duke theksuar se “është një koalicion kriminal që e cilëson veten si koalicion evropian në përpjekje për të defokusuar”.

“Nuk ka asgjë evropiane atje, përveç se ndoshta janë marrë vesh bashkë si të varfërojnë dhe grabisin popullin dhe shtetin, ky është interesi që i bashkon ato struktura politike. Jam i sigurt se pas këtyre zgjedhjeve ai opsion do të mposhtet rëndë, do të kalojnë një mandat katërvjeçar në opozitë, do të mund të reformohen, me njerëz të rinj, me politika të reja dhe me ide të reja dhe pas 4 vitesh do të dalin në zgjedhje parlamentare dhe do të ofrojnë diçka më konkrete dhe konkurruese. Pra, nëse shikojmë me egoizëm për arsye politike, i inkurajoj që ta bëjnë atë koalicion sa më shpejt, nesër nëse është e mundur, por nëse unë shikoj si qytetar i këtij vendi, si mësues, një profesor që edukon studentë çdo ditë, atëherë vlerësoj që qytetarët në 8 maj apo më herët më 24 prill do të jenë shumë të qartë dhe të zhurmshëm pas kutive të votimit”, tha Mickoski.