Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, tha se sot është një ditë e madhe, një ditë historike për Maqedoninë dhe për VMRO-në. Ai tha se fitojnë që në raundin e parë në Makedonski Brod, Aerodrom, Kisella Vodë, Sopishte, Butel. Ndërsa në raundin e dytë shkojnë në Karposh dhe Qendër, Çuçer Sandevo dhe në Qytetin e Shkupit etj.