Mesfushori serb në radhët e Man. Junajtedit, Nemanja Matiç është në listën e përforcimeve të reja të Hoze Murinjos për sezonin e ardhshëm te AS Roma.

Siç mësuar më parë, trajneri portugez do të ulet në pankinën e skuadrës italiane në fund të sezonit aktual dhe zgjedhja e parë e Murinjos është Matiç, të cilin e njeh mirë nga koha kur drejtonte Çellsin dhe Man. Junajted.

Përpos Matiçit, mediat italiane raportojnë se Murinjo në ekipin e tij do të kërkojë të angazhojë edhe Huan Mata-n, Hjorbergun si dhe portierin spanjoll David De Gea.