Manchester United dhe Villarreal janë dy skuadrat finaliste të Europa League.

“Djajtë e kuq” u mposhtën me rezultat 3-2, sonte nga Roma, por kaluan tutje në saje të triumfit në ndeshjen e parë 6-2. Rezultati i përgjithshëm nga dy takimet ishte 5-8 për Unitedin.

Pas ndeshjes për BT Sport, ka folur lojtari i United, Harry Maguire.

“Është një arritje e madhe për të shkuar në finale. Ne nuk e fituam ndeshjen dhe kjo është zhgënjyese, por ne bëmë punën e vështirë në ndeshjen e parë“, tha Maguire.

“Tani duhet të shkojmë në finale dhe ta fitojmë atë. Edinson Cavani shënoi dy gola të shkëlqyeshëm dhe lëvizja dhe niveli i tij i punës pa top është i shkëlqyeshëm”, përfundoi ai