Sistemi sipas të cilit parashihet kthimi i 15 përqind të TVSH-së tek qytetarët për prodhimet që kanë 18 përqind të tatimit të vlerës së shtuar është vendosur dhe do të fillojë të zbatohet më 1 korrik. Gjithashtu është përgatitur edhe aplikacioni.
Kryeministri Zoran Zaev, ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) Sanja Llukarevska, sot e paralajmëruan këtë masë, ndërsa thanë se pagesa e parë do të bëhet në muajin dhjetor. Një familje katëranëtarëshe nuk do të mund të kthejë më shumë se 28.800 denarë, gjegjësisht më të pasurit do të kufizohen.
Tevdovski tha se llogaritë fiskale duhet të skenohen me telefon celular më së voni deri dhjetë ditë nga dhënia e llogarisë. Llogaria fiskale e cila do të skenohet me aplikacion nga telefoni celular nuk mund të jetë më e madhe se 30 mijë denarë.
Ndërsa Llukarevska tha se sistemi është përgatitur dhe se aplikacioni do të jetë i thjeshtë dhe i lehtë për përdorim.
Kjo reformë parasheh që nga 1 korriku, çdo qytetarë që ka mbi 15 vjet dhe letër njoftim të vlefshëm do të ketë mundësi për kthim të TVSH-së. Duhet vetëm të posedojë xhirollogari dhe të jetë i regjistruar në sistemin e-tatime. Sipas kësaj mase, çdo familje do të mund të marrë maksimum 500 euro në muaj.
Një familje mesatare në Maqedoni e cila harxhon rreth 530 euro, qa sa është kufiri social shpenzues, do të mund të kthejë vetëm 172 euro.
Comments are closed for this post.