Këtë vendim Mehmeti e ka bërë të ditur pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Qendror të LSDM-së që u mbajt mbrëmjen e së dielës në Ohër.

“Me kënaqësi e pranova ftesën nga sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski, që të kyçen si këshilltar në ekipin e tij, i cili do të ketë për detyrë të përmirësojë funksionimin dhe të kontribuojë për hapjen dhe demokratizimin e partisë dhe shoqërisë në përgjithësi”, ka shkruar në njoftimin e tij, Mehmeti.

Ai thotë se gjatë vendimit të tij, është nisur nga premisa se çdo individ duhet ta pranojë përgjegjësinë dhe kapacitetet e tij maksimalisht ti vë në dispozicion dhe të kontribuojë për të ardhme për të cilën beson.
“Unë në mënyrë të pa kompromis besoj në konceptin ‘Një shoqëri për të gjithë’”, thotë Mehmeti.

Zamir Mehmeti poashtu është në bordin e drejtorëve të “Telekomit të Maqedonisë” dhe njëherit i njohur edhe si vëllai i ish-deputetes Ermira Mehmeti.