Gjatë ditës së djeshme (09.03.2021) në ora 20:30 policia në bashkëveprim me inspektorët shtetëror të tregut kanë kryer kontroll në një lokal në fshatin Negotinë të Gostivarit, në pronësi të S.T. 21 vjeç, nga po i njëjti fshat.

Gjatë kontrollit në objekt janë takuar 30 persona, mysafir, grupi muzikor dhe 13 femra (5 shtetase të huaja dhe 8 shtetase të RMV) të cilat i kanë argëtuar mysafirët, dhe është konstatuar se nuk janë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjatë këtij rasti pronari i lokalit është sjellë në mënyrë agresive ndaj policisë dhe inspektorëve. Ai është arrestuar dhe dërguar në stacionin policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate. Në stacionin policorë janë dërguar edhe shtetaset e huaja.

Objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.