Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se për shkak të uljes së numri të pacientëve me Covid-19, të gjithë kovid-qendrat në klinikat interne në Shkup do të mbyllen.

Sipas MSh-së pacientët pozitivë me Covid-19 do të pranohen vetëm në Institutin e TBC-së dhe në Klinikën Infektive.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup janë pranuar për trajtim spitalor tetë persona me virusin korona, ndërsa gjithsej në institucionet spitalore po trajtohen 142 pacientë.