I shpallën për në tetor, nuk erdhën, por tani thonë se do të jenë gati në nëntor.
Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme akoma nuk kanë siguruar libra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Pasi kaluan të gjitha afatet e mundshme, autoritetet vendosën një të ri, ata do të fillonin shtypjen në nëntor.
Ndërkohë, fëmijët dhe prindërit e tyre, deri atëherë duhet të posedojnë materiale të fotokopjuara.
Disa tekste do të miratohen nga Këshilli Kombëtar në një seancë tjetër.
“Dhe unë shoh energji pozitive në këtë. Prandaj po e them edhe një herë, ne jemi duke u përgatitur dhe Këshilli që kam shpallur, ku janë të përfshira shumë institucione, është që t’i lidhim institucionet, t’i kemi të dhënat, të dimë se si mund ta zgjidhim atë problem të kahershëm”, tha ministri i arsimit, Jeton Shaqiri.
“Sa i përket mungesës që është edhe nga periudha paraardhëse, nuk është vetëm nga ky tetëmujor, por është një mangësi më e gjatë. Sipas të gjitha mjeteve buxhetore që i kemi në dispozicion, edhe për operatorin ekonomik ka përfunduar procedura”, tha Shaqiri.
Tekstet shkollore vonohen thuajse çdo vit dhe kësaj radhe janë vonuar edhe dëftesat.
Kështu, certifikatat për vitin e përfunduar shkollor janë dhënë vetëm në shtator.
Comments are closed for this post.