Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot priti një delegacion nga Republika e Kosovës të kryesuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka. Nga pala maqedonase në takim morrën pjesë edhe drejtori dhe zv.drejtori i  ELEM-it, Dragan Minovski dhe Fatmir Limani, drejtor i NP për rugët shtetërore Zoran Kitanov, drejtori i REM Bajram Rexhepi dhe zv.drejtori I drejtorisë së Doganave Irfan Buçi. Ministri Bekteshi prezantoi projektet aktuale energjetike dhe mundësitë për bashkëpunim me palën Kosovare.

“Në periudhën e ardhshme, projekti aktual për realizimi nga të dyja vendet është lidhja e sistemeve energjetike mes dy vendeve me revitalizimin e linjave 220 kV drejt Kosovës. Kjo do të nënkuptonte  edhe një lidhje tjetër me sistemet energjetike të BE-së , sepse Kosova nëpërmjet Shqipërisë do të lidhet me Italinë, që do të thotë rritje e besueshmërisë në sistemin tonë të transmetimit të energjisë elektrike.

Gjithashtu së shpejti nga ana jonë do të shpallet tender ndërkombëtar për ndarjen e premive për energji  elektrike të prodhuar nga impiantet fotovoltaike të energjisë, që do të thotë nëpërmjet tenderit i jepet e drejta prodhuesit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtritshme të energjisë të shfrytëzojë premitë  si shumë fikse shtesë të çmimit të cilin e ka arritur me shitjen e energjisë elektrike të gjeneruar në tregun me shumicë “, tha Bekteshi , duke shtuar se një fushë e re e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme pritet edhe në fushën e gasifikimit , sepse sipas studimit të fizibilitetit për sistemin e gazifikimit të Republikës së Maqedonisë me projekt ideor, pavarësisht interkoneksionit ekzistues me Bullgarinë në Deve Bair janë paraparë edhe 6 ndërlidhje potenciale shtesë duke përfshirë edhe bashkimin me Kosovën në Shkup.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik  të Kosovës Valdrin Lluka shprehu interes në projektin e gazifikimit pasi hap mundësi për zhvillimin e këtij rrjeti në të dy vendet, duke theksuar se shkëmbimi i përvojave në zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë do të ishte e dobishme për të arritur qëllimet brenda përmbushjes së kërkesave të Komunitetit të Energjisë.

“Përgatitja e projekteve të përbashkëta do t’u mundësojë  dy vendeve prezantim të përbashkët para institucioneve të huaja financiare në mënyrë që të angazhohen fonde për realizimin e projekteve të përbashkëta,” u shpreh ministri Lluka.

Ndër temat e diskutuara në këtë takim ishin termocentrali i Oslomejit dhe furnizimi i saj i mundshëm me thëngjill me kalori të lartë nga Kosova, i cili do duhej hulumtuar, pastaj HC Çebren dhe Galishtë, si  balancues potencial në sistemet e elektroenergjetik në rajon, si dhe projektet investuese  të të dyja palëve  që nënkupton monitorimin e tranzicionit evropian të energjisë.

Rruga e realizimit të autostradës Shkup-Bllacë, e cila është një nga prioritetet e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, si dhe përgatitja e dokumentacionit të projektit për pjesët rrugore Tetovë-Jazhincë dhe Opajë –Stanqiq , ishin ndër temat e diskutuara nga të dyja palët, si dhe mundësitë për zgjerim me projektin për sistemin e sistemit njësportel ndërsa operacionalizimi i disa prej projekteve të lartpërmendura mund të sjell edhe mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Maqedonisë  dhe Qeverisë së Kosovës, planifikuar të mbahet kah mesi i këtij viti.

Pas përfundimit të takimit të punës ndërmjet delegacioneve të të dy vendeve, ministri Ministri Bekteshi dhe ministri Lluka nënshkruan edhe Memorandum mirëkuptimi në fushën e energjetikës mes dy ministrive, i cili pritet të intensifikojë marrëdhëniet dypalëshe në sektorin e energjisë, në përputhje me politikat dhe strategjitë kombëtare, duke përcaktuar fushat prioritare për bashkëpunim të tillë si sektorin e energjisë elektrike, thëngjillin, gaz natyror, burime të ripërtëritshme të energjisë, efikasitetin  energjetik , furnizim të sigurt me energji, si dhe përgatitja e projekteve të rëndësishme infrastrukturore për ndërlidhje me energji elektrike dhe gas dhe nisma të tjera projektuese.

Të dy ministrat ranë dakord që marrëdhëniet ndërfqinjësore midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës janë në nivelin më të lartë të mundshëm deri tani, të cilat duhet të shfrytëzohen për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.