Ish-shefja e diplomacisë greke, tani deputete e Demokracisë së Re, Dora Bakoyannis, në një intervistë për radion greke “News247” tha se vendi ynë do të përdorë emrin e ri Maqedonia e Veriut, por nuk do të mund të thuhet një kryeministër maqedonas ose një ministër maqedonas, njofton AIM nga Athina.

“Kuptohet se do ta quaj Maqedonia e Veriut, siç e quajmë çdo vend me emrin e saj. Gjithmonë e kam quajtur vendin fqinj ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, e cila ishte emri i saj zyrtar. Tani që emri i saj zyrtar është Maqedonia e Veriut, unë do ta quaj Maqedonia e Veriut. Ajo që nuk do të mund të bëj është të them kryeministër maqedonas. Kryeministri i ardhshëm ose Zaev do ta thërrasim kryeministri i Maqedonisë së Veriut. Nuk do të them kryeministri maqedonas dhe ministri maqedonas. Nuk do të them, sepse mendoj se ky është gabimi themelor dhe shumë i madh i kësaj marrëveshjeje”, tha Bakoyannis.

Ajo gjithashtu tha se “mosmarrëveshja jonë me marrëveshjen e Prespës është thellësisht politike dhe thelbësore, sepse ajo që themi ne është për afat të gjatë, për shkak se çështja e identitetit, domethënë irredentizmit nuk zgjidhet, do të ketë probleme edhe në brendësi të Maqedonisë së Veriut dhe jashtë saj.