Rekord siberian për Paolo Venturini që përshkroi 40 kilometra në vendin më të ftohtë të botës, në Siberinë Orientale. Nga ferri i shkretëtirës së Lutit në Iran deri te shkretëtira e Siberisë, një zemër që rreh për të bërë diferencën është ajo e Paolo Venturinit. Nga vendi më i nxehtë i planetit në atë më të ftohtin, një vit e gjysmë më pas Paolo Venturini, 50 vjet, atlet dhe njëkohësish oficer i policisë italiane ka vendosur një tjetër rekord, 39 kilometra nën -52,6 gradë për plotë 4 orë duke i rezistuar të ftohtit që i kishte veshur sytë me akull dhe djersës që ktheheshe menjëherë në kristale.