Nesër në mëngjes 100 ushtarët nga Maqedonia do të nisen për në Slloveni, ku do të ndihmojnë në përballje me dëmet pas përmbytjeve katastrofike. Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska menjëherë pas vendimit bashkë me autoritetet ushtarake organizoi përcjelljen e ushtarëve për në Slloveni. Ajo tha se Sllovenia ka kërkuar nga Maqedonia 200 ushtarë për t’u dalë në ndihmë por kërkesa për ndihmë teknike nuk mund të realizohet pasi Maqedonia nuk ka kushte. Pjesëtarët e Armatës dërgohen për një periudhë prej 30 (tridhjetë) ditësh për të marrë pjesë në ofrimin e ndihmës për Republikën e Sllovenisë.
“Ju 100 pjesëtarët e armatës, jeni gjysma e asaj që ka kërkuar Sllovenia për personal nga Aleanca e NATO-s dhe më vjen mirë që sapo na erdhi mbrëmë kërkesa u përgjigjëm pozitivisht. Jepni gjithçka nga vetja, ashtu sikurse miqtë tanë slloven na ndihmuan në kohën e zjarreve disa vite më parë.”- deklaroi Sllavjanka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes.
Comments are closed for this post.