Maqedonia e Veriut prej janarit deri në nëntor ka eksportuar mallra në vlerë rreth 322 miliardë denarë, ndërsa ka importuar 419 miliardë denarë.

“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – nëntor 2020, është 322 706 639 mijë denarë, ku shënon rënie prej 11.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në janar, nëntor 2020, është 419 453 465 mijë denarë, që është për 10.9% më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave në RMV.

Në këtë periudhë, deficit tregtar kap vlerën e 96,746,826,000 denarëve, apo mbi 1.5 miliardë euro. “Në janar – nëntor 2020, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Kinën dhe Greqinë”, raportojnë nga Enti.

Në eksport më së shumti kanë qarkulluar katalizatorët e transportuesve me metale fisnike, ndërsa në import më platina dhe përzierjet e saj. Në këtë periudhë të vitit 2020, Maqedonia e Veriut në Kosovë ka eksportuar mallra me vlerë 12.984.246.000 denarë, ndërsa ka importuar nga Kosova 1.838.099.000 denarë, duke regjistruar rënie të eksportit, ndërsa rritje të importit.

Në Bullgari janë eksportuar mallra në vlerë 15.338.159.000 denarë, në Serbi 12.485.855.000 denarë, në Bullgari 9.869.320.000 denarë, ndërsa importi në Bullgari ka qenë 17.419.003.000 denarë, në Serbi 31.097.605.000 denarë, në Greqi 24.919.512.000 denarë.