Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion Rrugor njofton se sipas të dhënave statistikore, vozitja e shpejtë mbetet arsyeja dominante për aksidentet me pasoja fatale.

“Kur bëhet fjalë për vozitjen e shpejtë, kryesisht ekzistojnë tre grupe të shoferëve edhe atë: shoferë të cilët në mënyrë të plotë i respektojnë rregullat e kufizimit të shpejtësisë, shoferë që disa herë tejkalojnë shpejtësinë në raste kur sipas mendimit të tyre mund të rritet shpejtësia si dhe me shoferë që shkelin rregullat e kufizimit të shpejtësisë”, thuhet në njoftimin e KRSKRR.

Sipas tyre, është e rëndësishme të ulet shpejtësia minimale në vendbanime dhe në rrugë rajonale me qëllim që të ketë përmirësime në sigurinë në komunikacion.

“Rezultatet tregojnë se me uljen e shpejtësisë mesatare për vetëm 1 kilometër në orë, numri i aksidenteve do të zvogëlohej për 4 për qind në vendbanim dhe 2% jashtë vendbanimeve”, thonë nga KRSKRR.

“Shpejtësia është faktor kyç i rrezikut për grupet më të rrezikuara në komunikacion si këmbësorët, çiklistët, personat e moshuar dhe fëmijët”, thuhet në fund të njoftimit.