Me moton “Çfarë ju pëlqen në Kryqin e Kuq dhe në Gjysmëhënën e kuqe”, sot në Shkup do të shënohet Dita botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, 8 maji.

“Gjatë gjithë vitit 2019, do ta festojmë fuqinë e rrjetit tonë global, si dhe kontributin e personelit tonë të rreth 14 milionë vullnetarëve në botë përmes motos “#love, #ljubov, #dashuri”, njoftuan nga Kryqi i Kuq.

Këtë vit kanë për qëllim që t’i zgjerojnë dijet e misioni për kontributin e Kryqit të Kuq me theksimin e llojllojshmërisë së punës së tyre.

“Shfrytëzojmë këtë thirrje të thjeshtë për aksion për ta ndarë me një prej simboleve më të njohura universale – dashuria. Për dikë i prekur nga ndonjë fatkeqësi ose krizë, kjo mund të thotë se ekziston dikush i cili është i gatshëm të ndihmojë. Dëshirojmë ta shfrytëzojmë fuqinë e këtij simboli për ta festuar përkushtimin dhe ndikimin e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, vullnetarëve dhe të punësuarve. Synimi unë është të theksojmë se lëvizja i zgjidh sfidat humanitare përmes qasjeve të orientuara, inovative dhe të pazakonta”, theksojnë nga Kryqi i Kuq.