Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe sanitarë sot po vazhdon me kontrolle nëmë çerdhet, pas ndalimit të përkohshëm për pranimin e fëmijëve të pa vaksinuar me vaksinë MRP, njofoton Irina Buhova, drejtoresha e inspektoratit.

“Inspektorët pas masave parandaluese janë në terren. Nga të gjitha çerdhet që deri më tani janë kontrolluar në territorin e Shkupit, në asnjërën nuk janë vërejtur lëshime. Por më duhet të theksoj se për shkak festave, një numër shumë i vogël fëmijësh u kujdesën në çerdhe. Prej sot, kontrollet vazhdojnë dhe do të zgjasin përderisa vendimi për ndalimin e pranimit të fëmijëve të pa vaksinuar është në fuqi, raportoi Buhova.

Siç theksoi Buhova, gjithashtu do të vendosen gjoba nëse një fëmijë në çerdhe gjendet i pa vaksinuar.

“Gjoba për personin juridik lëviz nga 2.000 deri në 4.000 euro, ndërsa personin përgjegjës duhet të paguajë 30 për qind të shumës së caktuar për personin juridik”, thotë drejtoresha.