Deri më tani, policia ka regjistruar gjithsej 29.458 shkelje të masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse, nga të cilat 237 shkelje janë regjistruar vetëm në 24 orët e kaluara, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.
Në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, gjatë 24 orëve të kaluara, janë kryer 35 inspektime në objekte, me çka nuk janë regjistruar objekte që nuk respektojnë vendimet e qeverisë.
Në gjithë territorin e vendit 713 personave iu është dhënë vendimi për izolim, ndërsa 24 persona kanë nënshkruar deklaratën për vetizolim.
Comments are closed for this post.