Lulzim Basha i është drejtuar me një mesazh demokratëve të cilët e rizgjodhën sot në krye të Partisë Demokratike.

“Të dashur miq, zonja dhe zotërinj, demokratë anë e mbanë Shqipërisë, një falënderim nga zemra për të gjithë ju, për qendrën në këto kohë të vështirë dhe sfiduese.

Për pjesëmarrjen tuaj në temperatura përvëluese natyrale dhe artificiale, duke dëshmuar se demokratët mbeten shpres e këtij vendi. Falënderim dhe mirënjohje për strukturat drejtuese të PD që zhvilluan këto zgjedhje të qeta. Mirënjohje për përfaqësuesit në komisionet e votimit, falënderim të veçantë për Gjegj Hanin që me fuqinë e argumentit të tij, pastërtinë e shpirtit të tij, me përkushtimin ndaj PD dhe Shqipërisë, e kthehu këtë proces në një debat të vërtetë dhe vlerash. Faleminderit Gjergj.

Jam i vetëdijshëm për kohën e vështirë që kemi kaluare dhe sfidat në të cilat ndodhet PD, demokratët dhe opozita. Lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, ca të sponsorizuar nga ata që duan me çdo kusht që e duan Shqipërinë kështu, pa mundësi ekonomike, pa kongruencë as në politikë, as në ekonomi, me media nën censurë, me drejtësi nën presion. Mbi të gjitha, e sotmja nuk shënon proces të thjeshtë, por nisjen e punës. Puna fillon menjëherë për të ndërtuar urën mes dy brigjeve të mosbesimit”-tha Basha.