Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve, Notis Mitarachi ka dhënë dorëheqje për arsye që thuhet se janë personale. Dorëheqja erdhi në një kohë kur shteti grek prej ditësh po lufton me zjarret në male, të cilat kanë shkaktuar evakuimin e mijëra njerëzve nga zona të ndryshme.

Agjencia greke e lajmeve AMNA njoftoi se kryeministri, Kyriakos Mitsotakis pranoi dorëheqjen e Mitarachit, raporton politico.eu

Ministria e Mbrojtjes Civile është përgjegjëse për shërbimet e sigurisë publike të vendit, duke përfshirë zjarrfikësit, policisë dhe Sekretariatin e Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile.

Vendin e tij e ka zënë zëvendësministri i Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sportit, Yanis Oikonomou. Ndërkohë, mediat raportojnë se Janis Vrucis është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sporteve.