Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se qeveria e udhëhequr nga ata, si dhe kryeministri Zoran Zaev dhe Ministria e Shëndetësisë, në periudhën e kaluar kanë ndërmarrë hapa seriozë në tejkalimin e të gjitha sfidave për imunizim masiv kundër koronavirusit.
Nga LSDM thonë se frigoriferët e duhur për ruajtjen e vaksinave janë blerë në kohë, si dhe është bërë plan i saktë për vaksinimin e popullatës.
“Kontingjenti i parë i vaksinave arriti dje në vend, në mbështetje të Serbisë miqësore. Maqedonia e Veriut ka miq dhe kjo tregohet në veprim. Këto vaksina do të vaksinojnë punonjësit shëndetësorë të cilët kanë qenë në ballë të luftës kundër Covid 19 në të kaluarën dhe që janë në rrezik të përditshëm të koronavirusit”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se sipas dinamikës së parashikuar, vaksinat kineze pritet të vijnë shpejt, gjë që do të intensifikojë vaksinimin e popullatës.
Comments are closed for this post.