Disa ditë pas sikletit të turpshëm kur Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së i ngatërroi flamujt e Sllovenisë me atë të Sllovakisë, gabim i ngjashëm është vërejtur edhe në një tekst shkollor.
Në fotografinë e shpërndarë në rrjetet sociale, shihet se flamuri i Portugalisë është ngatërruar me atë të Spanjës.
Teksti shkollor është Gjeografia për klasën e tetë, ndërsa faqja e treguar flet për veçoritë natyrore të Portugalisë. Mirëpo, në vend të flamurit të këtij vendi është vendosur flamuri i Spanjës, një flamur që nuk i ngjan aspak atij portugez.
Ajo që është shqetësuese është fakti se teksti shkollor është vënë në përdorim me një gabim të tillë. Mbetet mister nëse nuk është kontrolluar fare apo ata që e kanë kontrolluar nuk e kanë idenë.
Comments are closed for this post.