Qeveria i dha dritë jeshile rishikimit të buxhetit për vitin 2019. Kryeministri Zoran Zaev tha se me rishikimin janë ndarë 6,5 milionë euro për subvencionimin e rritjes së pagave deri 6.000 denarë në sektorin privat. Këto para do të ndahen për muajt nëntor dhe dhjetor, prej kur do të hyjë në fuqi kjo masë. Zaevi theksoi se nëse një pronar i ndërmarrjes nga sektori privat e rritë pagën prej 600 deri 6000 denarë, do të mund të marrë subvencione, përkatësisht për këtë shumë do të paguhet vetëm tatim personal, ndërsa shteti do t’i paguajë kontributet për sigurim pensional dhe shëndetësor për rritjen.

“Kjo masë ka të bëjë me cilëndo kompani. E vogël, e mesme, e madhe, cilado, nga cilado industri. Nëse vendosë që t’i rritë pagat, deri 100 euro të rritjes, ne do t’i substituojmë kontributet për sigurim shëndetësor dhe pensional, pa marrë parasysh bazën në të cilën kanë dhënë pagë deri tani”, theksoi Zaev.

Kjo masë do të vlejë për të gjithë 610.000 të punësuarit në sektorin privat dhe do të zgjasë tre vite. U sqarua edhe ajo se është përpiluar një sistem për të pamundësuar manipulime, në kuptimin e asaj që punëdhënësit tani t’i ulin pagat, e pasi të fillojë zbatimi i kësaj mase të paraqesin rritje, për të fituar subvencion. Do të merret parasysh mesatarja tremujore e pagave edhe atë me siguri për qershorin, korrikun dhe për gushtin. Ministrja e Financave konsideron se kjo masë nuk është amnisti e butë fiskale për të gjithë ata që deri tani kanë paguar pagën në dorë.

“Presim që pas përfundimit të masës, ndërkohë do të krijohet klimë e volitshme afariste që kompanitë të mund t’i mbajnë edhe më tutje të paguajnë kontribute që më të tutje të ketë implikime fiskale pas përfundimit të masës”, tha Nina Angellovska, ministre e Financave.