Parlamenti ia konstatoi dorëheqjen ish kryeministrit dhe deputetit Nikolla Gruevski. Pasi Gruevski e kishte dorëzuar dorëheqjen e noterizuar nga Hungaria në Shkup, deputetëve në seancë plenare nuk u ngeli asgjë përpos se të konstatojnë se më Nikolla Gruevski nuk do të jetë deputet.

Paralelisht me Gruevskin, pa post deputeti mbeti edhe Pavle Bogoevski, i cili pati paralajmëruar dorëheqjen  pas skandalit me porosinë e marihuanës. Bogoevski pati premtuar dorëheqje pasi të kryente aktin e tij të fundit si deputet, për të votuar marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit.

Në vendin e Gruevskit pasi ti konstatohet dorëheqja do të vijë deputeti Gjoko Kamçev.

Tashmë më shumë se gjashtë muaj, ish kryeministri është në arrati në Hungari, ku ka marrë azil politik dhe bën një jetë të qetë me takime biznesi e politike.

Fillimisht Parlamenti deshi t’ia marrë mandatin Gruevskin duke konstatuar se ka munguar pa arsye më shumë se gjashtë muaj, por Gruevski morri hapin i pari, duke mos lënë ta shkarkojnë, por të japë dorëheqje vetë.

/SHENJA/