Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të ketë një takim kokë më kokë me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Takimi do të zhvillohet pas konferencës që kancelarja do të ketë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kujtojmë se konferenca është planifikuar për ora 14:30 ndërsa takimi i Kurtit me Merkel pritet të nisë rreth orës 15:30.

Paraprakisht Merkel është duke zhvilluar një takim me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.