Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nderuar me medalje, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publikekancelaren gjermane Angela Merkel.

“DANKE ANGELA. Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike”, shkruan Rama.

Kancelarja Merkel mbërriti në Shqipëri ku u prit nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman, Peter Zingraf. Më pas ishte kryeministri Edi Rama që e priti në vizitën zyrtare në Pallatin e Brigadave.