Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme të 57-të konkludoi që të ndalohen dhe të mbyllen shumë lëndë kundër disa ish-funksionarëve dhe aktualë, të cilët pas marrjes së funksioneve nuk kanë dorëzuar listë anketuese në kohë, për çka u janë urdhra kundërvajtëse, të cilat i kanë paguar.
Midis funksionarëve të cilët nuk kanë dorëzuar listë anketuese janë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, kryetarja e Këshillit Gjyqësor Pavlina Cërvenkovska, u.d. drejtor i Teatrit Shqiptar – Shkup, Adem Karaga dhe funksionarë të tjerë.
Anëtarët e Komisionit gjithashtu vendosën që të ndërpritet edhe procedura për lënën e ngritur kundër kryetarit të Komunës së Bogdancit për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, se ai dyshohet se e ka shfrytëzuar pozitën e tij për përfitime në emër të tij.
Comments are closed for this post.