Kryqi i Kuq sot ka bërë të ditur se me pagesën nga mjetet e mbledhura për mbështetje ndaj të prekurve në Koçan, deri tani janë mbuluar gjithsej 58 familje të viktimave përfshirë edhe shoferin e ndjerë të Ndihmës së shpejtë, si dhe 99 familje të të lënduarve që janë të shtruar në spitalet jashtë vendit. Për secilin person janë paguar 150.000,00 denarë.
Priten të dhëna shtesë për dy familje të viktimave dhe 16 familje të të lënduarve që trajtohen jashtë vendit në mënyrë që të bëhen pagesa edhe për ta. Po bëhet mbledhja e të dhënave për të lënduarit që trajtohen në vend.
Deri sot janë mbledhur gjithsej 65.978.726,00 denarë, informojnë nga Kryqi i Kuq.
Comments are closed for this post.