Kryesuesi i Komitetit ushtrarak të NATO-s, admirali Rob Bauer, i cili qëndron për vizitë zyrtare në vend, sot do të ketë takime me shefin e Shtatëmadhorisë, gjeneral-nënkolonelin, Vasko Gjurçinovski dhe ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Sipas axhendës, pas takimeve do të vijojë konferenca për shtyp.
Gjatë vizitës në Shtatëmadhorinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, kryesuesi i trupit më të lartë këshilldhënës ushtarak të NATO-s, do të informohet me planet dhe zhvillimin e aftësive të Armatës së Republikës së Maqedonisë, procesin e transformimit dhe pajisimit, si dhe pjesëmarrjen e Armatës në operacionet dhe aktivitetet stërvitëse.
Gjatë ditës, admirali Bauer do të realizojë takim edhe me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Bauer do ta vizitojë edhe kazermën “Ilinden”, ku do të marrë pjesë në një pjesë të aktiviteteve të parapara të batalionit të forcave speciale, ndërsa ditën e ardhshme do ta vizitojë edhe Akademinë ushtarake “Gjenerali Apostolllski”, ku do të mbajë ligjerim para pjesëtarëve të Shtatëmadhorisë dhe Akademisë ushtarake.
Comments are closed for this post.