Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,83 % në raport me vendimin e datës 2.11.2020.

Nga sonte në mesnatë, çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER
BS-98 dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) ulen për 0,50 denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e datës 02.11.2020.

Çmimi i shtijes me pakicë i EURODIZEL (D-E V) nuk ndryshon, respektivisht mbetet në të njëjtin nivel prej 49,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,365 den/kg dhe do të jetë 26,196 den/kg.

Nga data 10.11.2020, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 58,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 60,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 49,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 49,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 26,196 (denarë/kilogram)