Epidemia që ka përfshirë Kinën dhe shumë vende të tjera të botës kanë përhapur frikë dhe panik tek qytetarët por ka ndikuar negativisht dhe në ekonominë kineze.

Hapja e marketit kinez ditën e sotme (3 janar) regjistroi një ulje me 8 për qind, rënia më e madhe prej 4 vitesh.

Ndër bizneset më të goditura ishin ajo e prodhimit dhe e produkteve të konsumit të përgjithshëm ndërkohë që aksionet e kujdesit shëndetësor pësuan rritje.

Kjo ulje e ekonomisë ishte e paevitueshme pavarësisht se disa ditë më parë Banka Qendrore e Kinës deklaroi se ka marrë masa për të lehtësuar ndikimin e epidemisë.

Rënia e çmimeve të aksioneve në Kinë vjen pasi tregjet globale u tronditën nga epidemia në ditët e fundit.

Javën e kaluar, indeksi S&P 500 i Wall Street shënoi javën e tij më të keqe që nga tetori.