Zyrtarët shëndetësorë në Kaliforni të Shtetet e Bashkuara njoftuan se e kanë konfirmuar rastin e 11-të të infektimit me koronavirus.
Në rajonin Santa Clara, një grua dhe familja me të cilën ishte duke qëndruar janë vendosur në karantinë dhe është izoluar në shtëpi, bënë të ditur zyrtarët. Kjo grua nuk ishte aq e sëmurë, sa për t’u dërguar në spital.
Gruaja që kishte ardhur ditëve të fundit nga epiqendra e virusit, qyteti Wuhan i Kinës.
Santa Clara ndodhet rreth 64 kilometra në juglindje të San Franciskos, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Qendra Për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve i informoi zyrtarët lokalë për këtë rast të dielën, bëri të ditur zyrtari i Departamentit të Shëndetit Publik.
Ndryshe, numri i të vdekurve nga koronavirusi të hënën ka shkuar në 362, ndërsa mbi 17 mijë persona janë infektuar, shumica prej tyre në Kinë.
Comments are closed for this post.