Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë konfirmuar lidhjen e tyre.

Në një paraqitje të guximshme publike, Kim, 41 vjeçe dhe Pete, 28, u panë të kapur për dore të mërkurën ndërsa festonin ditëlindjen e tij në Palm Springs, Kaliforni, zbulojnë fotografitë ekskluzive të siguruara nga tabloidi britanik DailyMail.

As Kim dhe as Pete nuk mund të fshihnin buzëqeshjet e tyre shkëlqyese teksa bënë një shëtitje pranë rezidencës në vlerë prej 12 milionë dollarësh të mamasë së saj Kris Jenner, ku ata kanë qëndruar së bashku, duke lënë pak dyshime se marrëdhënia e tyre është më shumë se një fluturim kalimtar.

Është partneri i parë romantik për yllin Kardashian që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc nga ish-bashkëshorti Kanye West në shkurt të këtij viti.

Kanye, 44 vjeç, i cili tani ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye, u lidh për pak kohë me modelen Irina Shayk në qershor.

Ndërkohë, Pete, i cili mbushi 28 vjeç të martën, ka qenë më parë i lidhur me një mori vajzash të famshme, duke përfshirë yllin e “Bridgerton”, Phoebe Dynevor, Kate Beckinsale dhe ish-të fejuarën e tij, Ariana Grande.

Ariana dikur i dha Pete një reputacion shumë të keq duke komentuar për madhësinë e burrërisë së tij në një status në Twitter të publikuar aso kohe.

Në fotografitë e siguruara nga DailyMail, nëna e katër fëmijëve Kim mund të shihet duke treguar të linjat e saj të famshme trupore e veshur me një triko të bardhë dhe një palë geta gri të mëdha, teksa mban për dore Pete-n i cili kishte veshur pizhamet e markës së saj “SKIMS” dhe një bluzë e zezë.

Është interesante se Kim vendosi të vishte një palë atlete të bardha të markës “Yeezy” – të cilat janë prodhim i kompanisë të ish-burrit të saj, Kanye West.