Komunat në Shkup në të cilat regjistrohet ndotje e ajrit mund të parashtrojnë kërkesë deri te Qeveria për shfrytëzimin e mjeteve nga programi për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2019. Thirrja publike është shpallur nga Qeveria, ndërsa kërkesat duhet të parashtrohen më së voni  deri më datën 15 të këtij muaji.

Mjetet e parapara janë nga programi  për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2019, ndërsa ndahen për rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra të kopshteve, çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme dhe objekteve  shëndetësore në komunat në territorin e Qytetit të Shkupit.

Të drejtë të pjesëmarrjes në thirrjen publike kanë vetëm komunat e Shkupit që kanë nivel të lartë të ndotjes së ajrit, dhe në përputhje me të dhënat e stacioneve matëse të Sistemit Monitorues Automatik Shtetëror.