Ngrohja qendrore do të jetë më e lirë për shkupjanët në sezonin e ri të ngrohjes. Komisioni Rregullator i Energjetikës vendosi që nga 1 gushti, faturat e ngrohjes për 64 mijë amvisëri të jenë më të ulëta për 3.16%. Rreth 1200 kompani, shkolla dhe institucione që janë të lidhura me sistemin e ngrohjes qendrore të qytetit do të kenë fatura deri në 17% më të ulëta, përcjell TV21. Edhe kryetari i KRrE-së, Marko Bislimovski, bëri thirrje që gazsjellësi në urën “Bellasica” të vihet në funksion sa më shpejt, sepse siç thotë ai, nuk e dimë se çfarë dimri na pret, dhe gazsjellësi alternativ ka kapacitet më të vogël. Bislimovski shtoi se nuk është e nevojshme më të shpenzohen para nga buxheti për subvencione për ngrohje.
“Këtë çmim që e tregova për amvisëritë me ulje prej 3,16% është pa subvencione. Në periudhën e fundit për subvencionimin e ngrohjes qendrore në qytetin e Shkupit, nga buxheti i shtetit janë ndarë rreth 12 milionë euro. Në periudhën e kaluar çmimet e gazit natyror janë stabilizuar dhe andaj nuk po shoh asnjë arsye për të pasur edhe më tej subvencione për çmimin e ngrohjes qendrore”, theksoi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.
Comments are closed for this post.