Kim Kardashian ka zbuluar ditët e fundit se zgjohet herët për të nisur stërvitjen përpara orës 7 të mëngjesit, në shtëpinë e saj, me trajneren personale Melissa Alcantara, edhe në ditët e izolimit nga pandemia Covid-19. Dhe vullneti i mirë duket se është shpërblyer.
39 vjeçarja shfaqet në super formë, teksa është fotografuar me bikini, pjesë e linjës Skims, në shtëpinë e marrë me qera këto ditë në bregdetin e Malibusë. Kim ka humbur disa kilogramë nga fillimi i karantinës në fund të muajit mars ndërsa stërvitja e ka ndihmuar që të hollojë edhe më shumë belin. Kim ka zbuluar përmes instagramit se për pothuajse 2 muaj, ka ndjekur një dietë të pasur me proteina, pasi ditët e para e ekzagjeroi me ëmbëlsira dhe kokteile nga stresi i virusit.
Kjo ishte hera e parë që Kim shfaqet jashtë shtëpisë, që nga shpërthimi i Covid-19. Ndërkohë përgjatë këtyre ditëve, ajo ka lançuar linjën e re të veshjeve për fansat dhe ndjekësit e saj në rroba banjo, duke postuar bashkë me modelet, edhe çmimin e tyre.
Comments are closed for this post.