Listën e top 10 VIP-ave më të ndjekur në Intagram e kryeson Cristiano Ronaldo me 216 milionë ndjekës dhe pasohet nga Ariana Grande dhe Dëayne Johnson. Listën e mbyll Justin Bieber me 134 milionë ndjekës.

Dihet që nga Instagrami mund të fitosh shumë, por për sa “shumë” bëhet fjalë kur ke miliona ndjekës dhe je në top 10-she?

Aq shumë sa ata mund të jetojnë vetëm nga Instagrami, duke punuar 2-3 orë në ditë. Dhe nuk po flasim për “mbijetesë”, por për një jetesë që do t’ua lejonte të gjitha lukset me të cilat janë mësuar.

Ajo që kryeson listën është pa dyshim, Kylie Jenner. Multimiliarderja paguhet plot 1 milion dollarë për një postim në Instagram.

E pabesueshme, e dimë!

Në vend të dytë renditet Ariana Grande, e cila paguhet 966.000 dollarë për postim.

Edhe pse është më i ndjekuri, Cristiano Ronaldo paguhet 975.000 dollarë për një postim.

Lista vijon me Selena Gomez, Kim Kardashian, Beyonce, Dëayne Johnson etj.