Me afatin kalimtar që është mbyllur, disa klube kanë shpenzuar shumë para gjatë kësaj verë.

Real dhe Barcelona, si gjithnjë janë në krye pasi dëshirojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Pos klubeve spanjolle, edhe klubet angleze e italiane kanë harxhuar shumë para këtë verë.

Këto janë 10 klubet që kanë harxhuar me se shumti.

10) Bayern Munich (143 milionë euro): Lucas Hernandez nga Atletico Madrid për 80 milionë euro, Benjamin Pavard nga Stuttgart për 35 milionë euro, Ivan Perisiq huazim nga Interi, Jann-Fiete Arp për 3 milionë euro nga Hamburg, Philippe Coutinho huazim nga Barcelona për 8.5 milionë euro dhe Mickael Cuisance për 12 milionë euro nga Borussia Monchengladbach.

9) Aston Villa, (148 milionë euro): Wesley për 25 milionë euro nga Clubbe Brugge, Tyrone Mings për 22 milionë euro nga Bournemouth, Douglas Luiz për 16 milionë euro nga City, Matt Targett për 15 milionë euro nga Southampton dhe Tom Heaton për 8 milionë euro nga Burnley.

8) Arsenal: (152 milionë euro): Nicolas Pepe për 80 milionë euro nga Lille, William Saliba për 30 milionë euro nga Saint-Etienne, Kieran Tierney për 27 milionë euro nga Celtic, David Luiz për 8 milionë euro nga Chelsea, Gabriel Martinelli për 6 milionë euro nga Ituano, Dani Ceballos huazim nga Reali.

7) Sevilla: (158 milionë euro): Jules Kounde për 25 milionë euro nga Bordeaux, Rony Lopes për 25 milionë euro nga Monaco, Munas Dabbur për 17 milionë euro nga RB Salzburg, Luuk de Jong për 12.5 milionë euro nga PSV, Sergio Reguilon huazim nga Reali dhe Javier Hernandez për 8 milionë euro nga West Ham.

6) Manchester United: (159 milionë euro): Harry Maguire për 87 milionë euro nga Leicester Cityt, Aaron Wan-Bissaka për 55 milionë euro nga Crystal Palace, Daniel James për 17 milionë euro nga Swansea City.

5) Inter: (170 milionë euro): Romelu Lukaku për 80 milionë euro nga United, Valentino Lazaro për 22 milionë euro nga Hertha, Matteo Politano për 20 milionë euro nga Sassuolo, Alexis Sanchez huazim nga United, Diego Godin lojtar i lirë nga Atletico.

4) Juventus: Matthijs de Ligt për 75 milionë euro nga Ajax, Danilo për 37 milionë euro nga City, Cristian Romero për 30 milionë euro nga Genoa, Luca Pellegrini për 22 milionë euro nga Roma, Merih Demiral për 18 milionë euro nga Sassuolo, Aaron Ramsey lojtar i lirë nga Arsenali, Gianluigi Buffon lojtar i lirë nga PSG, Adrien Rabiot lojtar i lirë nga PSG.

3) Atletico Madrid: (247 milionë euro): Joao Felix për 126 milionë euro nga Benfica, Marcos Llorente për 30 milionë euro nga Real Madrid, Mario Hermoso për 29 milionë euro nga Espanyol, Kieran Tripper për 22 milionë euro nga Tottenham.

2) Barcelona: (255 milionë euro): Antoine Greizmann për 120 milionë euro nga Atletico, Frenkie de Jong për 75 milionë euro nga Ajax, Neto për 26 milionë euro nga Valencia dhe Junior Firpo për 18 milionë euro nga Real Betis.

1) Real Madrid: (305 milionë euro): Eden Hazard për 100 milionë euro nga Chelsea, Luka Jovic për 60 milionë euro nga Frankfurt, Eder Militao për 50 milionë euro nga Porto, Ferland Mendy për 48 milionë euro nga Lyon, Rodrygo për 45 milionë euro nga Santos dhe Alphonse Areola huazim nga PSG.