Ka përfunduar java e gjashtë në elitën e futbollit zviceran, javë që shkëlqyen futbollistët shqiptarë.

Kemal Ademi ka qenë vendimtar në fitoren e Baselit me dy gola të shënuar ndaj Luganos.

Vendimtar për Sionin kanë qenë edhe dyshja shqiptare, Pajtim Kasami – Ermir Lenjani, ku i pari asistoi derisa Lenjani shënoi golin e vetëm ndaj Thunit 0-1.

Servette e ka nisur për mrekulli këtë edicion dhe së fundmi ka barazuar 2-2 me Xamaxin.

Klubi nga Geneva u rikthye pas disavantazhit 0-2 falë super talentit kosovar Kastriot Imeri.

19-vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të dhe me dy asistimet e tij Servette barazoi ndeshjen.

Kësisoj formacioni i javës në elitën e futbollit zviceran është pushtuar nga shqiptarët, pasi katër lojtarët e lartpërmendur kanë zënë vend në 11shen e javës. /Telegrafi/