Në Nëntor të vitit 2022, në QKM ka marrë denoncime nga disa qytetarë të cilët kanë raportuar se muri mbajtës në rrugën që kalon pranë qendrës klinike “Nënë Tereza”, sipër Klinikës për sëmundjet e fëmijëve është në gjendje të keqe, është i pjerrët dhe ka rreziku i rënies.

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, tha se menjëherë kanë njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë, Qytetin e Shkupit dhe Komunën Qendër, si dhe MPB-në që të marrin masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Fatkeqësisht, një vit e gjysmë më vonë, asgjë nuk është bërë”. Gjendja e murit është edhe më e keqe. “Që herët në mëngjes kemi marrë njoftim se një pjesë e murit është shembur, por do të jetë çështje dite, ndoshta edhe një ore, kur do të shembet pjesa tjetër e murit, ku janë parkuar automjetet dhe njerëzit që hyjnë në spital janë duke lëvizur”, tha Angelov.

Ai apelon Ministrinë e Shëndetësisë, Qytetin e Shkupit dhe Komunën Qendër që urgjentisht të merren me tejkalimin e rrezikut.