Turmeriku është një erëz mjaft e fuqishme. Nëse marrin një kampion të gjakut tuaj dhe e ekspozojnë ndaj një kimikati oksidues, studiuesit mund të përcaktojnë shkallën e dëmit që i ka shkaktuar ADN-së suaj, me anë të teknologjisë së sofistikuar, e cila i lejon ata të llogaritin numrin e shkëputjeve në zinxhirin e ADN-së.
Nëse do të konsumonit një sasi të vogël turmeriku një herë në ditë, për një javë rresht, dhe më pas të bënim të njëjtën gjë me gjakun tuaj duke e ekspozuar ndaj të njëjtave radikale të lira, do të vëreni se vetëm nga ajo sasi e vogël turmeriku, do të ishte përgjysmuar numri i qelizave të dëmtuara të ADN-së. Nuk bëhet fjalë për një përzierje të turmerikut me gjakun, por për konsumimin e erëzës dhe matjen e efekteve që ka ajo në gjakun tuaj.
Dhe nuk është ndonjë suplement i shtrenjtë, është pikërisht erëza që mund ta blini në çdo ushqimore. Madje edhe doza është mjaft e vogël, rreth një çerek luge çaji me turmerik.
Dozat e turmerikut që janë përdorur në studime të ndryshme, shkojnë nga më pak se një e gjashtëmbëdhjeta e një luge çaji, deri në pothuajse dy lugë gjelle në ditë. Edhe me dozat e mëdha janë raportuar shumë pak efekte anësore, por zakonisht, studimet nuk kanë zgjatur më shumë se 1 muaj.
Ne nuk e dimë se çfarë efekti mund të ketë përdorimi i dozave të larta në periudha afatgjata. Duke qenë se turmeriku ka efekte të fuqishme të ngjashme me ilaçet, derisa ne të kemi të dhëna të sigurta, unë nuk do të këshilloja asnjë që të konsumonte më shumë se doza kulinare, përdorimi i së cilës nuk ka treguar efekte anësore deri më sot.
Por sa është kjo dozë? Edhe pse dieta tradicionale indiane mund të përfshijë deri në 1 lugë çaji turmerik në ditë, konsumimi mesatar në Indi është afërsisht një çerek luge çaji në ditë. Kjo është edhe doza ditore që unë ju rekomandoj të përdorni. Michael Greger nga libri Ushqime që shpëtojnë jetë!
Comments are closed for this post.