Janë tërhequr 15 fituesit e shpërblimeve mujore prej nga 20.000 denarë përmes lojës shpërblyese TVSH-ja Ime”Shpërblimi Im, në tërheqjen publike që u mbajt dje në TV Kanal 5, kumtoi sot Ministria e Financave.

Bëhet fjalë për Filip Petreski nga Prilepi, Igor Kacar nga Kumanova, Maria Bojkikeva – Shkup, Boban Spasovski – Veles, Lidia Padovan-Shkup, Darko Ralpovski-Berovë, Muhamet Ibrahimi-Shkup, Nikolla Goshev-Shkup, Emilia Petkoska-Shkup, Aleksandra Padikova Spirkovski-Kavadar, Katerina Dançeva -Strumicë, Gordana Mitrevska-Manastir, Ivana Llazarovska-Shkup, Bllagojço Stevanoski-Kriva Pallankë dhe Dejan Dimoski-Prilep. Emrat e tyre janë publikuar edhe në ueb-faqen e Llotarisë shtetërore në linkun në vijim: https://www.loto.mk/MojaNagradaRezultati.

Në xhirot e tjera të lojës shpërblyese TVSH-ja Ime#Shpërblimi Im deri në fund të vitit, përkatësisht në dhjetor, shpërblimet mujore do të jenë 20.000 denarë dhe çdo muaj do të ndahen nga 15 shpërblime.

Tërheqja e shpërblimit të dytë kryesor do të mbahet në dhjetor, dhe ai do tp jetë 1.000.000 denarë.

“Qytetarët, përmes lojës shpërblyese TVSH-ja Ime#Shpërblimi Im, prej 1 korrikut, skanojnë fatura për tre herë më shumë shpërblime ditore se më herët, përkatësisht deri në fund të vitit çdo ditë do të ndahen 30 shpërblime nga 1.000 denarë. Ndarja e disa shpërblimeve ditore, por në shumë më të vogël në këtë periudhë, do të paraqesë motiv që qytetarët të skanojnë llogari fiskale dhe të ndikojnë në uljen e ekonomisë gri. Qytetarët të cilët skanojnë fatura edhe më tutje do të kenë dobi të trefishtë – do të kontribuojnë në luftën kundër ekonomisë gri, do të marrin kthim të TVSH-së, si dhe mundësi për shpërblim të vlefshëm”, theksojnë nga Ministria e Financave.