Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se në Maqedoninë e Veriut është e detyrueshme të mbahet maska në të gjitha hapësirat e mbyllura publike, siç janë transporti publik, tregjet, bankat, zyrat postare, si dhe në hapësira të hapura kur nuk ka mundësi për të mbajtur distancë prej dy metrash.