Kreu i Kishës Katolike të Romës, Papa Françesku, paradite mbajti fjalim para autoriteteve shtetëror në Vilën Vodno .

Kryeministri i qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe shenjtëria e tij Papa Françesku realizuan një takim të veçantë brenda programit të vizitës në Vilën Vodno.

Në takim ishin prezent edhe pjesëtarë e familjes së kryeministrit, bashkëshortja Zorica Zaeva dhe vajza e tij Aleksandra Zaeva. Papa Françesku përshëndeti familjen e kryeministrit. Në takim prej familjes Zaev mungoi djali i kryeministrit, Dushko.

Për momentin në sheshin “Maqedonia” kreu i Kishës Katolike të Romës po mban Liturgji e Shenjtë në të cilën marrin pjesë më shumë se 15 mijë qytetarë nga vendi, por edhe mysafirë të lartë dhe shtetas të huaj, para së gjithash nga vendet fqinj.