Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kreu obligimin e tij qytetar, duke shfrytëzuar të drejtën e votës.

Pas votimit, në një prononcim para mediumeve Kasami theksoi se vendi duhet ta përmbyllë procesin e antarësimit në NATO dhe nuk duhet krijohet krizë e re institucionale.

“Vendi duhet të përmbyllë procesin e antarësimit në NATO, për tu bërë vendi i 30 anëtar, prandaj duhet shfrytëzuar e drejta e votës dhe mos krijohet krizë e re institucionale, që do sjellë pengesa të reja në rrugën e euro-integrimeve”, tha Kasami.